Telenews

Studimi i ri zbardh shkakun e trombozave të rralla pas vaksinës anti-COVID

Një studim i publikuar në New England Journal of Medicine ka hedhur dritë mbi rastet e rralla të trombozës të lidhura me vaksinën anti-COVID të AstraZeneca.

Sipas hulumtimit, proteina e adenovirusit të modifikuar mund të nxisë, tek persona me profil të veçantë gjenetik, prodhimin e antitrupave që sulmojnë faktorin e mpiksjes së gjakut PF4, duke shkaktuar tromboza dhe hemorragji.

Gjendja, e njohur si VITT, është vërejtur kryesisht tek gratë nën 50 vjeç gjatë fazës fillestare të vaksinimit. Studiuesit nga Flinders University theksojnë se rastet janë jashtëzakonisht të rralla, me rreth 900 raste në Evropë nga mbi 3 miliardë doza të administruara globalisht.

Ekspertët nënvizojnë se përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet, ndërsa zbulimi i mekanizmit pritet të ndihmojë në rritjen e sigurisë së vaksinave të ardhshme.

tronditi opinionin publik ndërkombëtar.

Të ngajshme

Gazi natyror rikthehet në debat, a është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?

Valjeta Turkaj

Katër policë lëndohen gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Samadraxhë të Suharekës

Valjeta Turkaj

Zhvillimet e fundit politike në vend bëjnë që Marta Kos ta shtyjë vizitën në Kosovë

Valjeta Turkaj