Telenews

Stuhia në Japoni: Miliona njerëz evakuohen pasi tajfuni Nanmadol arrin në tokë

Një nga tajfunet më të mëdhenj që ka goditur ndonjëherë Japoninë, e ka prekur tashmë ishullin jugor, Kyushu.

Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra të paktën me 180 kilometra në orë, e në disa vende reshjet e shiut kanë shkuar në 500 milimetra gjatë ditës së sotme.

Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, teksa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar.

Tajfuni arriti në tokë pranë qytetit të Kagoshimas, në majën jugore të Kyushus, mëngjesin e sotëm.

Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë njerëz, shkruan BBC.

Të ngajshme

Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët? Ja sa orë gjumë u duhen sipas moshës

Rrezarta Ramaj

Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje

Rrezarta Ramaj

Çfarë po humb Kosova çdo ditë nga mosfunksionimi i institucioneve?

Rrezarta Ramaj