Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde, e ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në NATO.
Ajo tha se aplikimi mund të marrë kohë deri në një vit.
“Kjo është diçka e madhe, serioze. Duket sikur kemi arritur në përfundimin më të miër për Suedinë. Nuk e di sa do të marrë kohë aplikimi jonë, por e kemi llogaritur se mund të marrë deri në një vit. Aplikimi do të dorëzohet këtë javë bashkë me atë të Finlandës”.
Ndërkaq kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha se NATO është mënyra më e mirë për garantimin e sigurisë së Suedisë.
“Anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e Suedisë në kohën e mjedisit të sigurisë të ndryshuar rrënjësisht pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt”.
Në vazhdim ju sjellim fuqinë ushtarake të Suedisë të paraqitur në grafikë.