Telenews

Sukses i madh i nxënësve të Maarif në Garat Komunale 2026 në Prizren

Nxënësit e International Maarif Schools of Kosova – Dega në Prizren kanë arritur rezultate të shkëlqyera në garat komunale të vitit 2026 në lëndët Kimi, Matematikë dhe Fizikë, duke dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje dhe përkushtimi.
Në Olimpiadën Komunale të Kimisë 2026, nxënësit e International Maarif Schools of Kosova shënuan suksese të rëndësishme. Nxënësi i klasës së 11-të, Rini Hadri, u rendit në vendin e parë, ndërsa nxënësi i klasës së 10-të, Diar Kelmendi, zuri vendin e dytë dhe Diarta Çollaku, po ashtu nga klasa e 10-të, u rendit e treta.
Sukseset vazhduan edhe në Olimpiadën e Matematikës, ku Diarta Çollaku arriti vendin e parë, Enes Rysheni vendin e dytë, ndërsa Diar Kelmendi u rendit i katërti. Në garën komunale “Fizikani i Ri 2026”, Diarta Çollaku fitoi vendin e dytë, ndërsa Diar Kelmendi vendin e tretë.
Pas këtyre rezultateve të shkëlqyera, tre nga nxënësit kanë fituar të drejtën të përfaqësojnë Prizrenin në garën kombëtare të Kimisë dhe aktualisht janë në pritje të rezultateve në nivel të Kosovës.
Përfaqësuesi i Fondacionit Maarif në Kosovë, Mehmet Nedi Aslan, theksoi se këto arritje janë rezultat i punës së palodhshme të nxënësve, përkushtimit të mësimdhënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme të shkollës ndaj ekselencës akademike. Këto suksese përbëjnë një burim krenarie jo vetëm për shkollën, por edhe për qytetin.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj