Telenews

Sukses i madh për International Maarif Schools of Kosova në kupën botërore Riders Robotics!

Ekipi i shkollës së mesme të International Maarif Schools of Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kupën Botërore të Riders Robotics League (RRL) 2024, duke u renditur në vendin e 3-të mes 110 ekipeve nga mbarë bota.

Përveç këtij rezultati mbresëlënës, ekipi i kampusit të Prishtinës u vlerësua gjithashtu me Çmimin për Strategji Krijuese, duke dëshmuar qasjen e tij inovative dhe aftësinë për të gjetur zgjidhje efektive në sfidat teknike të garës.

Riders Robotics League është një garë prestigjioze që u ofron të rinjve mundësinë për të zhvilluar aftësi inxhinierike, si programimi në Python, zgjidhja e problemeve dhe puna në grup. Juria vlerësoi ekipin e International Maarif Schools of Kosova për kreativitetin dhe përgatitjen e shkëlqyer teknike, duke e pozicionuar atë mes më të mirëve në botë.

Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit të studentëve dhe mentorëve të tyre ndaj inovacionit dhe teknologjisë. Urime ekipit dhe gjithë stafit për këtë arritje të jashtëzakonshme!./Telenews/ 

Të ngajshme

Deklarata e Haradinajt, reagon Abdixhiku: Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf, lodheni kot, presioni po na forcon

KushtrimGuraj

Hamidi: Vetëvendosja nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë, edhe po t’i marrë të gjitha minoritetet jo-serbe

KushtrimGuraj

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detaje

KushtrimGuraj