Një vajzë rreth 4-vjeç është kafshuar nga një qen i llojit pitbull në Lungomare të Vlorës. Për ngjarjen e rëndë ka folur gjyshja e fëmijës, e cila ishte me të në momentin e sulmit.
“Kishim dalë xhiro buzë detit dhe erdhi një qen i madh e iu vërsul vajzës. E kafshoi në kokë. Nuk e mbrojta dot vajzën. Ndërhynë shumë njerëz aty”, tha fillimisht gjyshja.
“Unë e kisha përdore vajzën. Kur pashë qenin që po afrohej, e kalova vajzën nga ana tjetër. Qeni bëri sikur iku, më pas u rrotullua dhe iu hodh vajzës”, shtoi gjyshja, raporton A2.

