Telenews

Sulm i ri në Kiev: goditet kompleksi ku banon ambasadori shqiptar, Tirana reagon ashpër

Një sulm i ri me raketa dhe dronë nga Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas Kiev, ku sipas raportimeve është dëmtuar edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë.

Pas ngjarjes, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar duke e cilësuar sulmin “të papranueshëm” dhe një përshkallëzim serioz të luftës.

Në reagimin e tij publik, Hoxha bëri të ditur se është thirrur për shpjegime ambasadori rus në Tiranë, ndërsa Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet ndaj objektivave civile dhe rrezikimin e personelit diplomatik.

Sipas tij, sulmet e vazhdueshme ndaj banesave, spitaleve dhe infrastrukturës civile tregojnë një “shpërfillje totale të jetës njerëzore”, ndërsa theksoi se Rusia po shkakton vetëm shkatërrim dhe vuajtje.

Tirana zyrtare përsëriti mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe rikthim në tryezën e negociatave.

Të ngajshme

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

Yllka Gashi

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës

Yllka Gashi