Telenews

Sulm kibernetik ndaj FIFA-s, hakerët pretendojnë se kanë vjedhur mbi 12 GB të dhëna

FIFA është bërë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit dyshohet se janë vjedhur të dhëna personale dhe profesionale të organizatës më të madhe të futbollit në botë.

Sipas pretendimeve të grupit të hakerëve të quajtur “Boy Hacking Club”, ata kanë arritur të depërtojnë në sistemet e FIFA-s duke u paraqitur si punonjës të institucionit.

Grupi pretendon se ka vjedhur më shumë se 12 gigabajt të dhëna, përfshirë dokumente identifikimi dhe imigracioni, informacione për drejtuesit e organizatës, dokumente financiare e ligjore, materiale të brendshme mbi qeverisjen e FIFA-s, si dhe pamje nga sistemet e saj.

Ndërkohë, FIFA ka konfirmuar se është përballur me një sulm kibernetik, duke e bërë rastin një çështje serioze për sigurinë e të dhënave të institucionit.

Përmasat e plota të sulmit dhe autenticiteti i të gjitha materialeve që pretendohet se janë vjedhur mbeten për t’u konfirmuar.

Të ngajshme

Haxhiu për rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

Rrezarta Ramaj

Aktoret e serialit “Sulejmani i Madhërishëm” arrestohen për sende të pista

Rrezarta Ramaj

Ndahet nga jeta Veruschka, një nga supermodelet e para në botë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…