Telenews

Sulm “masiv” me dronë në Flotën e Detit të Zi

sulm-“masiv”-me-drone-ne-floten-e-detit-te-zi

Ukraina ka kryer një sulm “masiv” me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, duke dëmtuar një anije luftarake, thotë Rusia. Sipas saj, janë përdorur nëntë dronë, por Ukraina ende nuk i ka komentuar këto pretendime.

Pa dhënë prova, Rusia akuzoi trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës – dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar. Në përgjigjen e saj, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.

Sulmi i së shtunës vjen pasi trupat ukrainase rimorrën me sukses territorin e pushtuar nga trupat ruse që kur nisën pushtimin e tyre më 24 shkurt. Rusia është përgjigjur duke nisur sulme në shkallë të gjerë në infrastrukturën ukrainase, veçanërisht në rrjetin energjetik të vendit.

Sevastopol është qyteti më i madh në atë rajon dhe shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi. Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash./REL

Të ngajshme

Trump: Izraeli është shumë i kënaqur me marrëveshjen për çarmatosjen e Hamasit

KushtrimGuraj

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi

Renditen shërbimet sekrete në Evropë, Britania kryeson

Yllka Gashi