Telenews

​Sulm me bombë në Irlandën e Veriut, tentohet të vriten policë

​sulm-me-bombe-ne-irlanden-e-veriut,-tentohet-te-vriten-police

Tre burra janë arrestuar nga policia në Irladën e Veriut pas tentativës për vrasjen e dy oficerëve në një sulm me bombë.

Një mjet i dyshuar shpërthyes i improvizuar dëmtoi një automjet policie në qytetin Strabane, por dy oficerët shpëtuan pa lëndime.

Banorët kanë përshkruar se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë. Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se dukej se ishte një sulm i synuar dhe po trajtohej si tentativë për vrasje, raporton The Guardian.

Përfaqësuesit e policisë dhe politikanët e dënuan sulmin.

“Qëllimi terrorist ishte të shkaktonte dhimbje dhe mjerim dhe ta kthente Irlandën e Veriut në epokat e errëta”, tha Liam Kelly, kryetar i Federatës së Policisë për Irlandën e Veriut.

“Asgjë nuk fitohet nga një incident i tillë i pashpirt dhe i mbushur me urrejtje. Kërcënimi terrorist vlerësohet si ‘substancial’ dhe unë do t’u bëj thirrje të gjithë oficerëve që të rrisin vigjilencën e tyre”, ka thënë ai. 

Të ngajshme

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj