Një përleshje ka ndodhur dje në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës.
Policia njofton se kur imami i caktuar nga BIK-u ka shkuar t’i kryejë ritet fetare, katër persona nuk janë pajtuar me këtë dhe e kanë penguar imamin.
Më pas, tre persona tjerë nuk kanë lejuar që të sulmohet imami dhe njëri prej tyre e ka sulmuar njërin nga katër personat – dyshohet se me kondak të revoles.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa pas kontrollin në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur një fotrollë e revoles.