Telenews

Sulm ndaj disa zyrtarëve policorë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 27 prillit, disa zyrtarët policorë janë sulmuar në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se njëri ka marrë lëndime, në tentim për ta vënë nën kontroll dy persona të dehur në Prishtinë.

Policia thotë se kishte marrë informata për përleshje mes disa personave dhe njësiti i saj policor ka hasur në dy të dyshuar të cilët ishin nën ndikim të alkoolit.

“Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policorë gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

source

Të ngajshme

Sot takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit?

Ndihmëssekretarja amerikane viziton Ballkanin, në Kosovë takon Osmanin e Kurtin

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë