Telenews

Sulme ndaj mediave, shoqërisë civile dhe ofendime: Si eskaluan anëtarët e VV-së në mbledhjen e KQZ-së?

sulme-ndaj-mediave,-shoqerise-civile-dhe-ofendime:-si-eskaluan-anetaret-e-vv-se-ne-mbledhjen-e-kqz-se?

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, që është edhe bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ka eskaluar në gjuhë ndaj mediave, shoqërisë civile dhe kolegëve të tij nga opozita.

Ai duket se ka mbetur i pakënaqur me raportimet e mediave ku dëshmoheshin presionet e tij ndaj komisionerëve e vëzhguesve në QNR.

Krasniqi tha se mediat paguhen nga opozita.

Madje, përmendi edhe prezencën e Gani Gecit në QNR.

“Këta vetë e kanë penguar punën brenda përmes vëzhguesve për me iu shmang të vërtetave. Nuk mundesh me thanë që nuk keni bërë presion me i shpall të pavlefshme këto. Kemi heshtur jemi mundu me ec procesi pastër në mënyrë që edhe PZAP me thënë fjalën e vetë. Ato mediumet e juaja që i paguni qysh i paguni nuk iu kanë qit juve, po iu kanë vërsule dy kolegëve të juj edhe me lejen e juaj, bile me videot që kanë siguruar vëzhguesit e juaj. Ka pas njerëz edhe me precedent kriminal”, tha ai.

Krasniqi eskaloi në ofendime pasi u refuzua rekomandimi që të rinumërohen të gjitha votat me postë.

“Janë regjistrimet e kamerave për secilin fletëvotim dhe unë kërkoj që me urgjencë të më vihen në dispozicion regjistrimet e gjitha fletëvotimeve të kutive që janë përmes postës që t’ia ofrojmë kolegëve le t’i shohin me sy edhe nëse kanë nevojë për syze, le të marrin syze”, tha ai.

Gjuhë të ulët ndaj mediave përdori edhe Sami Kurteshi.

“Unë jam një prej atyre që kam qenë aktiv në QNR edhe po e kam dhënë mendimin tim pikërisht në lidhje me këto fletëvotime. Natyrisht që përputhet gjuha e disa OJQ’ve që janë paterica të partive politike dhe disa mediave, po ndërhyn në proces. Ngritja e një cështje nuk është ndërhyrje në proces, është e drejtë e shprehjes së lirë dhe e reagimit sa herë mu ma merr mendja me reagu në raste kur unë mendoj ndryshe”, tha Kurteshi.

Çfarë ndodhi?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeeve nuk e ka mbështetur rekomandimin e Sekretariatit të KQZ-së për të rinumëruar të gjitha votat me postë.

Ky rekomandim erdhi nga Besnik Buzhala, U.D i udhëheqësit të Sekretariatit në KQZ, që njihet si i afërt me Vetëvendosjen.

Pro kanë votuar anëtarët e VV-së në KQZ dhe kryetari Kreshnik Radoniqi. Anëtarët e PDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim.

Si rezultat, nuk do të rinumërohen të gjitha fletëvotimet me postë.

Kjo erdhi pasi PZAP mori vendim të pranohen si të vlefshme disa fletëvotime që nuk ishin të printuara mire.

Buzhala që njihet për afërsi me VV-në, tha se rekomandimi ka ardhur pas vendimit të PZAP-së, por pa sqaruar si.

“PZAP i ka përfshi 15 fletëvotime të pavlefshme, që të bëhen të vlefshme. Këto përbëjnë në 11 vendvorime, janë në 6 komuna. Këto kuti të votimit i përkasin këtyre gjashtë komunave. Duke u mbështetur në vendimin e PZAP-së, sekretariati rekomandon që të hapen të gjitha kutitë përmes postës. Bëhet fjalë për 1631 fletëvotime të pavlefshme. Këto 1631 përfshijnë 177 vendovtime nga 187 gjithësejt. Rekomandojmë që të urdhërojë të hapen këto 177 kuti në mënyrë që të vlerësohen fletëvotimet e pavlefshme në raport me vendimin e PZAP-së”, tha ai, raporton Nacionale.

Kërkesën e refuzuan edhe PDK-ja edhe AAK-ja. Anëtari Ilir Gashi që vjen nga PDK-ja tha se kjo rekomandim ka për synim shtyrjen e procesit zgjedhor.

“Nuk di a është kërkesa e tij apo mbi çfarë përfundime kanë ardhur, a u ardh vetë drejtori, apo ndonjë komision. Një çështje që është evidente, vendimi i PZAP-së është marrë, është rezultat i një procedure administrative. Proces ankimor të një subjekti politik. Çdo tendencë për ta aplikuar këtë vendim në raste analoge nuk qëndron sepse PZAP për secilin rast veç e veç ka marrë vendime, ato i lexuat. Ju keni bërë kërkesë hipotetike e cila nuk do të duhej të vinte nga ju. Po flasim për disa fletëvotime të cilat siç i kemi parë të gjithë është një dorë dhe një printer, qysh nuk i ka qit një printer, njëjtë janë krejt, me një printer. Unë e kam thënë nga fillimi që procesi i votimit në diasporë është i kontaminuar, tash kemi ankesa të ndryshme. Asnjë kuti nuk mund të hapet pa vendim të PZAP ose Gjykatës Supreme. Ka qëllim për prolongim të procesit zgjedhor”, tha Gashi.

Të ngajshme

Këto ishin fjalët e fundit të Adem Jasharit

KushtrimGuraj

Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, dy të lënduar

KushtrimGuraj

Besnik Tahiri dhe Arben Gashi nuk arrijnë të fitojnë numrat për Kuvendin, pas katër vitesh si shefa të grupeve parlamentare

KushtrimGuraj