Telenews

Sulmet e fundit, bie trafiku në Ngushticën e Hormuzit

Pas sulmeve të fundit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, ka rënë ndjeshëm qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 50% më pak anije janë përpjekur për të kaluar Ngushticën e Hormuzit, sesa javën e kaluar, raporton CNN.

Përveç kësaj, më shumë anije përdorën rrugën iraniane ose u “errësuan”, ndërsa ato që merrnin publikisht rrugët e IMO-s ose Omanit pothuajse u zhdukën plotësisht.

Pesë nga shtatë anijet iraniane ndoqën rrugën që përshkon vijën bregdetare iraniane, të cilën regjimi iranian është përpjekur t’i shtyjë anijet ta përdorin për të siguruar kontroll më të madh mbi ngushticën.

Dy anijet e tjera ishin “të errëta”, që do të thotë se ato nuk transmetuan të dhënat e tyre të vendndodhjes ndërsa kalonin nëpër ngushticë.

Të ngajshme

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Imzot Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet të bashkohemi si komb

Yllka Gashi