Telenews

Sulmet e fundit SHBA-Iran, Pakistani kërkon ulje të tensioneve

Pakistani ka shprehur shqetësime për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani shkëmbyen një tjetër valë sulmesh.

Vendi, i cili ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes midis Uashingtonit dhe Teheranit në muajt e fundit, po i ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit mes dy shteteve.

Në një deklaratë për media, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit ka kërkuar nga palët që të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve, raporton CNN.

“Palët të ndërmarrin hapa të menjëhershëm drejt uljes së tensioneve dhe të mbështesin angazhimet e marra si pjesë e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga SHBA-ja dhe Irani, muajin e kaluar”, thuhet në deklaratë.

Aty thuhet se Pakistani mbetet i përkushtuar për të ofruar të gjithë mbështetjen drejt arritjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon përmes dialogut dhe diplomacies.

Të ngajshme

“Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?”, KOMF me aksion në Prishtinë

Yllka Gashi

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Yllka Gashi

A do t’i ketë votat për president Bekim Sejdiu?

Yllka Gashi