Telenews

Sulmi i mërgimtarëve ndaj policisë në Merdarë: Dy policë mbesin të lënduar

 

 

Policia e Kosovës (PK), ka dhënë detaje për përleshjen që ka ndodhur në pikën kufitare të Merdarës mes zyrtarëve policorë dhe disa qytetarëve.

PK ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00, patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar, por pa dhënë detaje mbi arsyet që mund të kenë çuar deri te sulmi.

Nga kjo përleshje, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.

“Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre  personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka shtuar Ahmeti. /Telenews/

Të ngajshme

“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan

KushtrimGuraj

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongresin Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Donat Hashani