Telenews

Sulmi ndaj gjinekologut Veliu, deklarohet Oda e Mjekëve

Gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë rreth orës 21:30 nga një person i panjohur i cili e ka goditur në kokë me mjet metalik.

Lidhur me këtë incident ka folur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Në deklaratën e tyre thuhet se janë në pritje të informacioneve nëse rasti ka të bëjë me të qenit mjek apo në lidhje me ofrimin e shërbimeve.

“Jemi duke e përcjell ngjarjen dhe nuk kemi informacione nëse ka të bëjë me të qenit mjek apo në lidhje me ofrimin e shërbimeve. Krejt kjo pasi rasti ka ndodhur jashtë hapësirave ku jepen shërbimet”, thuhet më tej në deklaratën e Odës së Mjekëve.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se motivi i sulmit mbetet i panjohur dhe se janë në kërkim të të dyshuarit i cili pasi goditi mjekun, është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “lëndim i lehtë trupor”, tha policia. Për këtë ngjarje, edhe Prokuroria ka nisur hetimet.

Ndërkaq, gjinekologu Veliu është në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu ka treguar ai pak orë pas sulmit.

“Jam mirë”, u përgjigj shkurtimisht mjeku i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Të ngajshme

Refuzimi i lirimit të përkohshëm të Veselit, Selimit e Krasniqit, OVL UÇK thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë

Donat Hashani

Ngërçi institucional, Gjykata Speciale e zgjedhjet lokale, Krasniqi mbledh Kryesinë e PDK-së

Donat Hashani

Vdes sopranoja e njohur shqiptare

Donat Hashani