Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, u tha se është përfshirë në një incident në një dasmë në Kosovë.
Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin duke theksuar se janë arrestuar tre persona.
“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, 09.08.2025-01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raport.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”.
Shpati nga ana tjetër ka reaguar me një postim në rrjete sociale, ku thotë që të mos ekzagjerohet e gjithë ngjarja.
I njëjti tha se ishte një keqkuptim me dasmorët dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Vlen të ceket se Kasapi është shumë i kërkuar nëpër mbrëmje e ahengje muzikore thuajse në të gjitha trojet shqiptare. /Telegrafi/
