Telenews

Sulmohen fizikisht dy gazetare në Prishtinë, AGK: Urgjentisht të merren masa nga organet e drejtësisë

Këtë të mërkurë gjatë ditës, dy gazetaret e mediumit lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni, janë sulmuar fizikisht.

Raportohet se derisa po kryenin një reportazh për autolarjet në rrugën “C” në Prishtinë, ato u konfrontuan me një grua dhe një burrë, të cilët i sulmuan fizikisht.

Gazetaret, bashkë me kameramanin e tyre, ishin në pritje të një taksi, kur çifti i dyshuar iu afrua dhe filluan sulmin pa asnjë paralajmërim.

Gruaja dhe burri i saj përdorën dhunë fizike dhe kërcënuan t’u marrin celularët e gazetarëve për të zhdukur provat e sulmit.

Edhe pasi gazetarët thirrën policinë për ndihmë, çifti i dyshuar vazhdoi kërcënimet dhe ndaloi gazetarët duke i bllokuar rrugën.

Situata e rëndë u dokumentua nga kamera e kameramanit të lajmi.net.

Pas rastit, gazetarët u drejtuan drejt autoriteteve për të dhënë deklarata, ndërsa gazetarja Lindita Berisha, shtatzënë, u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore për shqetësimet e mundshme në lidhje me fëmijën.

Pas publikimit të pamjeve shqetësuese, që tregojnë sulmin fizik ndaj gazetareve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke shprehur shqetësimin e thellë për këtë akt të papranueshëm.

“Sulmi fizik ndaj gazetarëve Hyseni dhe Berisha është një shkelje e rëndë e lirive të medias dhe një kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve në Kosovë”, thuhet nga ana e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që Policia dhe Prokuroria të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

source

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj