Telenews

Sulmohen hotelet luksoze të Dubait, pas tensioneve në Iran

Me tensionin në rritje në Iran, pamjet e verifikuara tregojnë momentin kur goditet hyrja e hotelit “Fairmont” në Dubai, shkruan BBC.

Pamjet e filmuara nga një ndërtesë përballë hotelit tregojnë momentin kritik të shpërthimit.

Personi që po filmon duket se bie në dysheme dhe largohet nga ballkoni.

Video të tjera të verifikuara tregojnë re të mëdha tymi që ngrihen mbi hotelin me pesë yje.

Pamje shtesë, të filmuara nga një automjet që lëviz ngadalë, tregojnë një zjarr të madh që digjet përpara hotelit në Palm Jumeirah, arkipelagun artificial të Dubait, i njohur për hotelet luksoze.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj