Telenews

Sulmohen sërish forcat amerikane në Irak

shba-dhe-koreja-e-jugut-kryen-stervitje-ushtarake

Forcat amerikane ishin sot në shënjestër të tri sulmeve në Irak, por nuk ka pasur viktima.

Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi se një autokolonë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja hasi në një mjet të improvizuar shpërthyes (IED) në afërsi të Digës së Mosulit.

LEXO EDHE:

Kurti pritet ngrohtë nga Macron në Francë (FOTO)

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në 24 orët e fundit ka pasur katër sulme kundër trupave amerikane në Irak dhe Siri.

Dronët e armatosur gjithashtu shënjestruan bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku gjenden forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk u shkaktuan viktima. /Telenews.al/

Të ngajshme

Epopeja e Dukagjinit, Haxhiu: Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë

Valjeta Turkaj

Zgjedhja e zgjuar për sot dhe investimi i mirë për nesër në Kompleksin Linda

Valjeta Turkaj

Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

Valjeta Turkaj