Telenews

Sulmohet fizikisht anketuesi gjatë regjistrimit të popullsisë, arrestohen tre të dyshuar

Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e katër majit gjatë regjistrimit të popullsisë.

Në raportin e policisë, rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

source

Të ngajshme

Kurti pret në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Durmishi reagon pas publikimit të një “dokumenti” të policisë serbe për të

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia: Kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare