Telenews

Sulmohet Kievi, paralajmërimi i Biden: Kërcënimi me përdorimin e armëve bërthamore është real

Kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Vladimir Putin, është real. Këtë e konfirmon presidentin amerikan, Joe Biden, i cili duke folur para një grupi donatorësh në Kaliforni, përmendi se këtë paralajmërim e kishte lëshuar edhe përpara dy viteve.

Kjo vjen pasi presidenti Putin konfirmoi më 16 qershor pozicionimin e armëve të para bërthamore taktike të Rusisë në Bjellorusi. Sakaq, në terren luftimet mes forcave të Moskës dhe ushtrisë ukrainase janë intensifikuar. Shpërthime të shumta janë dëgjuar në pjesën më të madhe të Ukrainës.

Mbrojtja ajrore ka hyrë menjëherë në funksion, pasi sirenat e alarmit u dëgjuan në të paktën 15 rajone, duke eliminuar 32 nga 35 raketat dhe dronët kamikazë të lëshuar nga Rusia. Shpërthime të fuqishme janë raportuar në kryeqytetin Kiev, gjithashtu edhe në Zaporizhzhia dhe Lviv.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë pretendimet se ushtria e tij ka pësuar humbje, duke mbështetur të kundërtën, që avancimi në terren vijon me çlirimin e disa zonave. Forcat e armatosura të Kievit raportuan se vetëm në orët e fundit kanë vrarë më shumë se 1 mijë ushtarë rusë.

Ministri i brendshëm i Moskës, Sergej Shoigu, pretendon se Ukraina po planifikon të shënjestrojë territorin rus, përfshirë Krimenë, me raketa Himars dhe Storm Shadow. Kreu i ushtrisë së Putinit kërcënoi me reagim të fuqishëm dhe theksoi se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe do të konsiderohen pjesë e konfliktit.

Ndërkohë, grupi i mercenarëve rusë, Wagner, po kërkon të rekrutojë të apasionuar pas video-lojërave për t’i angazhuar në pilotimin e dronëve në luftë.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu