Telenews

Sulmohet me armë zjarri një shtëpi banimi në këtë fshat të Podujevës

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së enjtes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Sipas policisë, të shtëna ka pasur në drejtim të një shtëpie.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.

Ahmeti tha se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

Të ngajshme

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Rrezarta Ramaj

Horoskopi për 28 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 28 korrik

Rrezarta Ramaj