Telenews

Sulmohet me eksploziv njëra nga shtëpitë e Azetit në Gjermani, reagon reperi

azet-publikon-fotografi-me-shume-para-ne-duar,-perballe-viles-e-vetures-se-tij-luksoze

Pas raportimeve të mediave gjermane se një pajisje shpërthyese ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, një objekt në pronësi të reperit të njohur Azet artisti ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën.

Në një postim në Instagram, Azet theksoi se nuk ka pasur asnjë atentat ndaj tij, duke sqaruar se ai zotëron disa prona të pasurive të paluajtshme dhe se objekti ku ndodhi shpërthimi nuk është vendbanimi i tij.

“Një informacion i shkurtër lidhur me raportimet e fundit:
Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”, ka shkruar Azeti.

Të ngajshme

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme –

KushtrimGuraj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj