Telenews

Sulmohet polici në Podujevë, goditet me shkop druri

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Kështu ka ndodhur edhe të hënën në fshatin Gërdoc në Podujevë, ku Policia po intervenonte në një rast të dhunës në familje.

Siç mëson Sinjali, njëri nga zyrtarët policorë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, i cili e ka goditur me shkop druri, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, njësia policore e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Të ngajshme

Arsenali po përgatit super ofertë për sulmuesin e Real Madridit

Erzana Fazliu

Egli merr përkrahje nga kjo ish banore e “Big Brother

Erzana Fazliu

Raportohet se autobusë të kompanive kosovare po i çojnë serbët në tubimin pro-Vuçiq në Beograd

Donat Hashani