Telenews

Sulmoi dhe goditi veturën e Policisë- Kjo është 19 vjeçarja nga Gjilani

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur në rrugën “Gjeladin Kurbaliu” në Gjilan, pasi një grua nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndalur në një pikë kontrolli.

Sipas raportit të policisë, e dyshuara, duke tentuar të largohej, ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale. Pas ndjekjes, ajo është lokalizuar dhe arrestuar.

“Rr. Gjeladin Kurbaliu, Gjilan. Raportohet se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave por e njëjta duke ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-së, ku janë shkaktuar dëme materiale. E dyshuara është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet. E dyshuar gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë për të cilin rast është hapur edhe rast i veçantë ”Sulm ndaj personit zyrtar” Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raport policor.

Ndërsa siç raporton Sinjali e dyshuara është L.Redenica, 19 vjeçare. Dyshohet se gjatë prangosjes, e dyshuara ka kundërshtuar urdhrat e policisë dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke e goditur në fytyrë.

Të ngajshme

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Bullgarisë në Kosovë

Valjeta Turkaj

Tërmet i fuqishëm në Mianmar, panik në Bangkok

Erzana Fazliu

Deklarata e Haradinajt, reagon Abdixhiku: Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf, lodheni kot, presioni po na forcon

KushtrimGuraj