Telenews

Super-derbi në Anamoravë mbyllet baraz, Ballkani lider i vetëm i Superligës

Derbi i futbollit të Anamoravës nuk ka sjellur fitues sot në stadiumin e Gjilanit.
Drita dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen më të madhe të futbollit kosovar, e vlefshme për xhiron e 24-t të BKT Superligës së futbollit.
“Skifterat” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Shend Kelmendi në pjesën e parë.
Ndërsa, rezultatin e barazoi në fillim të pjesës së dytë Ilir Blakçori.
Në fund të takimit Cuculi i Dritës u ndëshkua me karton të kuq.
Gjilani kështu e lëshoi mundësinë ta marrë primatin në ligën elitare pas dështimit të djeshëm të Ballkanit, i cili u mund nga Malisheva.
Tash ekipi i Ismet Munishit është një pikë prapa liderit Portokalli.
Kurse, Drita mbetet gjashtë pikë prapa liderit nga Suhareka.

Të ngajshme

Yann Sommer arrin marrëveshje me klubin e ri

Yllka Gashi

Messi përballë Anglisë për herë të parë në karrierë: Një sfidë e re për yllin argjentinas

Rrezarta Ramaj

Pak ditë pas eliminimit me Brazilin, Neymar Jr shfaqet në Botërorin e pokerit!

Rrezarta Ramaj