Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.
Pas dy banorëve të parë, Rovena Stefës dhe këngëtarit Kevin Edmond, i cili ka prejardhje latine, është bërë i ditur edhe emri i banorit të tretë.
Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, është banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Diana që në hyrje potencoi se është gati dhe e emocionuar dhe se vendimin për të hyrë në BBVK e kishte marrë shumë shpejt.
Banori i katërt është aktori shqiptar Besforti Daka.