Telenews

“Superheronjtë” gëzojnë me dhurata fëmijët në pediatri

 

 

Klubi Alpin Prishtina (KAP) dhe Care for Kosovo Kids organizojnë ngjarjen “Superheronjtë”, ku alpinistët e KAP të maskuar si superheronj lëshohen me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për pacientët.

Këtij aktiviteti iu bashkuan edhe fëmijët e tjerë.

Mrika Karaqi nga Care for Kosovo Kids tha se qëllimi i aktivitetit është të sjellë gëzim tek fëmijët dhe të sensibilizojë dhe të mbledhë mjete për fëmijët me kancer në Departamentin e Hemato-Onkologjisë Pediatrike në QKUK.

“Është viti i katërt që organizohet .Qëllimi është ngritja e fondeve dhe ngritjen e vetëdijesimit për fëmijët të diagnostifikuar me kancer”, tha ajo.

Kurse Elvir Azizi, drejtor i ShSKUK-së ka thënë se këto aktivitete ndihmojnë edhe në aspektin shpirtëror.

“Ne kemi rrit listën esenciale për ti trajtuar pacientët në fjalë. Aktivitete si këto janë të mirëseardhura. Përveç trajtimit shëndetësor, ndihmon edhe në aspektin shpirtëror”, ka thënë Azizi.

E Drejtoresha e klinikës së pediatrisë Vjoleta Graiqefci tha se brenda vitit afërsisht diagnostifikohen 50 deri në 60 raste me kancer./Telenews/

Të ngajshme

Albin Kurti i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 prill

Valjeta Turkaj