Telenews

Superliga e Kosovës: Shtyhet për një orë ndeshja Ferizaj – Drita

Ndeshja e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Dritës, që ishte planifikuar për sot në orën 15:00, është shtyrë për një orë. Takimi tani do të zhvillohet në orën 16:00, ka njoftuar skuadra e Ferizajt në “Facebook”.

Arsyet e shtyrjes së kësaj ndeshjeje ende nuk janë zbuluar, megjithatë Ferizaj ka ftuar tifozët që të mbështesin ekipin në këtë përballje.

“Të dashur tifozë ferizajas. Ju njoftojmë se ndeshja e paraparë kundër FC Drita, që fillimisht ishte planifikuar në ora 15:00, është shtyrë për në ora 16:00. Ftojmë të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin ekipin tonë sa më masivisht!”, ka shkruar Ferizaj.

Kjo ndeshje është pjesë e xhiros së 31-të të Superligës, ndërsa një tjetër ndeshje e rëndësishme në të njëjtën xhiro është ajo ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në orën 15:00.

Në tabelë, Drita është lider me 66 pikë, ndërsa Ferizaj renditet i pesti me 42 pikë.

Të ngajshme

Chelsea në kontakt të rregullt me heroin e Barcelonës në Kupën e Mbretit

Valjeta Turkaj

Shpërthejnë grushtet në Prizren, sulmohet basketbollisti i Pejës nga tifozët vendas

Valjeta Turkaj

“Këtë vit, Real Madridi nuk na mund, kjo është vërtetuar” – Yamal i jep goditje mbretëve

Valjeta Turkaj