Gjatë ditës së shtunë, Superliga e Kosovës në futboll do t’i dhurojë dy ndeshje interesante.
Me fillim nga ora 13:00, Drita pret Suharekën, në stadiumin e Gjilanit.
Në tabelë Drita zë vendin e parë me 44 pikë, ndërsa Suhareka e gjashta me 26 pikë.
Një ndeshje tjetër interesante është ajo mes Llapit dhe Malishevës, përballje kjo që do nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në tabelë Malisheva radhitet e treta me 33 pikë ndërsa Llapi i nënti me 21 pikë.
Këto ndeshje janë të vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.