Telenews

Supremja refuzon pesë ankesa të kandidatëve për asamble në disa komuna, i vlerëson të pabazuara

supremja-refuzon-pese-ankesa-te-kandidateve-per-asamble-ne-disa-komuna,-i-vlereson-te-pabazuara

Gjykata Supreme ka refuzuar pesë ankesa që janë paraqitur kundër vendimeve të PZAP’së. Ankesat kanë qenë në disa qytete të vendit, si Fushë Kosova, Deçani, Vitia dhe Drenasi.

Të njëjtat ankesa, janë paraqitur nga kandidatë për asamblistë që kanë qenë në komunat e lartpërmendura.

Komunikata:

Gjykata Supreme refuzon pesë ankesa të paraqitura kundër vendimeve të PZAP-së

Prishtinë, 14 nëntor 2025 – Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë refuzuar pesë ankesa të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Në rastin e parë, me numër lënde AA.nr. 113/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Fushë Kosovës, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Elshani, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.393/2025, të datës 07.11.2025.

Në rastin e dytë me numër lënde AA.nr.114/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidat për asamblist në Komunën e Deçanit, nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës, Besart Lokaj, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.372/2025, e datës 05.11.2025.

Në rastin e tretë me numër lënde AA.nr.115/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Vitisë, nga radhët e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate, Vegim Ymeri, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.414/2025, të datës 07.11.2025.

Në rastin e katërt, me numër lënde AA.nr.116/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatëve për asamblistë në Komunën e Gllogocit, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Lestrani dhe Besnike Fazliu, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.416/2025, të datës 10.11.2025.

Në rastin e pestë me numër lënde AA.nr.118/2025, është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Gllogocit, nga subjekti politik: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin (PDKRLL), Labinot Halilaj, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. Anr.410/2025, të datës 07.11.2025.

Të ngajshme

Aktakuza për rezervat shtetërore, Avokati Musa: Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil në Kosovë

KushtrimGuraj

Arian Tahiri mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së: Ka hapur rrugë për gjeneratën e re

KushtrimGuraj

Ushtarët moldavë të KFOR-it patrulluan në rajonin e Gjakovës

KushtrimGuraj