Telenews

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike në konflikt administrativ, ndërmjet paditësit Ipko Telecommunications L.L.C dhe të paditurës Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin aprovon si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit.

Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar nën-paragrafin 1.2 të paragrafit 1 dhe nën-paragrafin 3.3 të paragrafit 3 të nenit 61 të Udhëzimit Administrativ MF-Nr.03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), të publikuar në Gazetën Zyrtare më 18 shtator 2015.

Çështja ndërlidhet me ligjshmërinë e dispozitave nënligjore që parashihnin detyrimin për llogaritjen e TVSH-së mbi kompensimet e përfituara nga sigurimi në rastet e dëmeve në pasuri.

Në këtë kontekst, paditësi kishte paraqitur interes juridik të ligjshëm për shfuqizimin e dispozitave të kontestuara, duke theksuar se më 3 korrik 2025, në njërën nga depot e tij në Zonën Industriale kishte shpërthyer një zjarr aksidental, i cili kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mallrat për shitje, asetet e biznesit dhe ndërtesën e kompanisë. Këto pasuri kishin qenë të siguruara në kompaninë e sigurimeve Triglav d.d., me seli në Lubjanë, dhe paditësi pritej të realizonte kompensim për dëmin e shkaktuar.

Sipas pretendimeve të paditësit, në rast të realizimit të këtij kompensimi, ai do të detyrohej në mënyrë të kundërligjshme, në bazë të dispozitave të kontestuara të Udhëzimit Administrativ, të paguante TVSH mbi shumën e përfituar nga kompensimi i dëmit. Në këtë drejtim, paditësi kishte njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, ndërsa zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), pas një vizite në vendngjarje, e kishin njoftuar atë se kompensimi nga sigurimi do të konsiderohej e hyrë për qëllime tatimore, si për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ashtu edhe për TVSH, duke përcaktuar se vlera e tatueshme do të llogaritej mbi bazën e shumës së kompensimit.

Gjykata Supreme, në arsyetimin e saj, vlerësoi se këto dispozita krijonin një bazë të re tatimore që nuk është e paraparë me ligj dhe për rrjedhojë tejkalonin kompetencat e organit që i ka nxjerrë.

Sipas Gjykatës Supreme, Ligji për TVSH përcakton qartë se objekt i tatimit janë vetëm furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të kryera kundrejt pagesës, ndërsa kompensimet e dëmeve nga sigurimi nuk përbëjnë furnizim ekonomik, por kanë karakter kompensues dhe synojnë rivendosjen e gjendjes së mëparshme.

Gjykata konstatoi se dispozitat e kontestuara bien në kundërshtim me parimet themelore të sistemit të TVSH-së, përfshirë parimin e ligjshmërisë, hierarkisë së normave juridike dhe neutralitetit tatimor. Aktet nënligjore, sipas Gjykatës, nuk mund të krijojnë detyrime të reja tatimore që nuk janë të përcaktuara me ligj.

Po ashtu, Gjykata u mbështet edhe në standarde ndërkombëtare dhe praktikën gjyqësore evropiane, duke theksuar se pagesat me natyrë kompensuese, si dëmshpërblimet nga sigurimi, nuk mund të konsiderohen si kundërvlerë për një furnizim dhe rrjedhimisht nuk i nënshtrohen TVSH-së.

Linku i aktgjykimit: https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP__43_2025_SQ.pdf

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme disa dispozita të një udhëzimi administrativ për TVSH-në, duke i hapur rrugë një praktike të re në trajtimin tatimor të kompensimeve nga sigurimet.

Të ngajshme

Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 500 euro

Valjeta Turkaj

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Valjeta Turkaj

Kuvendi nesër mban seancë – në fokus marrëveshjet ndërkombëtare

Valjeta Turkaj