Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ka ndarë me ndjekësit e saj një njoftim të papritur në rrjetet sociale. Ajo ka bërë të ditur se është tërhequr nga juria e spektaklit të talentëve “Albanian’s Got Talent”, për arsye personale.
“Me keqardhje, për arsye personale jam tërhequr nga juria e ‘Albanian’s Got Talent’”!
“Ruaj kujtimet më të bukura me publikun, stafin dhe kolegët e mi”, shkroi ajo, përcjell Indeksonline.
Ky njoftim ka surprizuar fansat, të cilët e kanë vlerësuar prezencën e saj elegante dhe profesionin në rolin e jurisë.
Spektakli “Albanian’s Got Talent” vazhdon transmetimin, ndërsa ende nuk është bërë e ditur kush do ta zëvendësojë këngëtaren në panelin e jurisë.
View this post on Instagram

