Telenews

Surroi thotë se Asociacioni s’është problemi më i madh i Kosovës

Publicisti Veton Surroi, ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është problemi më i rëndësishëm i Kosovës.

Ai në “Debat Plus”, u shpreh se Kosova duhet ta zhvillojë një debat të brendshëm për mënyrën se si duhet të duket një Kosovë më funksionale se sa që është sot.

“Jo nuk është (Asociacioni problemi më i madh i Kosovës). Problemi është relacioni që duhet ta vendosim mes nesh dhe bashkësisë ndërkombëtare në një konflikt të papërfunduar. Duke pasur parasysh që nuk ekziston vullnet në Serbi për ta përfundu problemin. Kosova duhet të vlerësojë funksionalitetin e vet, në aspektin parësor, të zhvillojë një debat të brendshëm, se si do duhej të dukej një Kosovë më funksionale se si është sot. Të integroj mendimin e komuniteteve joshumicë në këtë reformë dhe të flas në mënyrë të hapur për synimet e veta me partnerët ndërkombëtarë. Kosova nuk mundet të mbahet zvarrë me këtë obligim apo atë obligim”, tha ai.

Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës ka treguar seriozitet sa i përket sigurisë në veri.

“Ky pushtet ka treguar seriozitet në trajtimin e zbrazësisë të sigurisë në veri, ka treguar seriozitet duke qenë konsekuent, në trajtimin e parimësisë së zgjidhjeve në Kosovë dhe kurdo të ketë një konsensus shoqëror, mes pushtetit dhe opozitës duhet të ulen dhe të shikohet se çfarë duhet të ndryshohet në sistemin kushtetues që të bëhet më efikas. Çfarë u nevojitet qytetarëve të komuniteteve joshumicë që të ndjehen më të sigurtë dhe më mirë”, tha ai.

source

Të ngajshme

KEK njofton se Njësia B1 ndalet për dy ditë

KushtrimGuraj

“Ki kujdes”, Kupchan mesazh Kurtit: Trump do të bisedojë me ata që mendon se mund t’i zgjidhin problemet

KushtrimGuraj

Publikohet emri i një serbi që flitet se është dora e djathtë e Radojiçiqit

KushtrimGuraj