Telenews

Suspendohet nga puna komandanti i nënstacionit policor të Pejës

Një zyrtar policor është suspenduar nga punë, nën dyshimin për keqpërdorimi të pozitës zyrtare. I njëjti mbante gradën toger dhe shërbente në nënstacionin Policor në Gorazhdec të Pejës. 

Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Sipas IPK, ky suspendim ka ardhur pasi ndaj zyrtarit policor ka filluar një hetim paraprak për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Suspendimi i tij nga puna vlen deri në një vendim tjetër.

“Inspektorati Policor i Kosovës në këtë fazë të hetimeve ju konfirmon se ka filluar hetim paraprak ndaj të dyshuarit (me gradën toger policor në Nënstacionin Policor në Gorazhdec pranë Drejtorisë Rajonale Pejë) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” . Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të dyshuarit deri në një vendim tjetër”, tha Hodaj.

Të ngajshme

Shpërthimi i vullkanit lë 170,000 pasagjerë të bllokuar në Indonezi

Rrezarta Ramaj

Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë”

Rrezarta Ramaj

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur

Rrezarta Ramaj