Telenews

Suspendohet një polic, dyshohet se plagosi një grua në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka suspenduar policin i cili të premten dyshohet se ka plagosur një grua.

“Policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Mukadeze Lika’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore. Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në veprimet  fillestare hetimore në këtë rast është lënduar një person nga shkrepja e armës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në thuhet se pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.

“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast”, thuhet në njoftim.

IPK-ja gjithashtu ka njoftuar edhe për një rast tjetër në të cilin ka rekomanduar masën e suspendimit.

“Rasti ka ndodhur në Mitrovicë. Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Përvetësimi në detyrë’”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit thuhet se pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e të dy rasteve.

Të ngajshme

Vetëvendosja sot mban mbledhjen e përgjithshme

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani