Telenews

SUSPENDOHET OFICERI I DOGANËS, PASI U ARRESTUA DJE NË RASTIN ”BREZOVICA”

Dogana e Kosovës e ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar për dyshimin se ka kryer vepra penale.
Kjo sipas tyre, me të pranuar njoftimin zyrtar se i njëjti zyrtar doganor është arrestuar në rastin ”Brezovica”.
”Procedimi disiplinor do te vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës mbështet dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar doganor.
Tutje Dogana e Kosovës u rikujton opinionit publik se ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas mënyrave tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt.

Të ngajshme

A do të jetë pjesë e kuvendit Duda Balje dhe a ka votë për “Kurtin 3”

Erzana Fazliu

Aksident mes tri veturash në Rahovec

Valjeta Turkaj

FAFA Resort & Spa një dimër i ngrohtë, një pushim i qetë

Valjeta Turkaj