Telenews

Suspendohet zyrtari policor nga Gjakova i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur

 

 

Një zyrtar policor në Policinë Rajonale në Gjakovë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur. Gazeta Telenews raportoi ekskluzivisht për se polici i dyshuar është Enis Sefa – ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet.

Sinjali mëson se për shkak të dyshimit të ngritur për kryerjen e kësaj vepre penale, Sefa edhe është suspenduar nga detyra dhe tashmë do të ndërmerren edhe veprimet e tjera ligjore ndaj tij.

LEXO EDHE KETE

Ekskluzive: Arrestohet polici nga Kosova, shantazhoi-ish të dashurën shtatzënë

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të këtij rasti të trishtë, për të cilin akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Pasi u prangos nga Inspektorati Policor i Kosovës, i njëjti është intervistuar me ç‘rast ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet.

Gazeta Telenews do të iu mbajë të informuar me detajet e reja që do të zbulohen nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Telenews/

Të ngajshme

Forcë, unitet dhe vizion – Besnik Osmani drejt fitores

Erzana Fazliu

Deliu-Kodra: Asnjë deputet i PDK s’tha se ka pasur përpjekje nga VV për të marrë votën e tyre

Erzana Fazliu

Një i vdekur nga aksidenti në Bresje

Erzana Fazliu