Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se buxheti për AME është rritur për 97 për qind, për Policinë e Kosovës për 17 për qind, ndërsa për ASHI 16 për qind.
“Në MPB ka rritje të buxhetit për 97 për qind në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, në Policinë e Kosovës për 17 për qind, për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit 16 për qind dhe kështu me radhë në agjencitë tjera. Totali në investimet kapitale është 5.8 milionë euro rritje prej 3.8 milionësh në AME. Në policinë e Kosovës investimet kapitale janë 21.7 milionë e në vitin 2023 12.6 milionë euro.”
LEXO EDHE:
Ai tregoi edhe se sa mjete janë ndarë nëpër agjenci sa i përket kibernetikës.
“Në çështjen e sigurisë kibernetike ne kemi planifikuar 4.5 milionë investime kapitale ën ASHI, që janë 700 mijë më shumë se në vitin paraprak, në forenzikë totali i buxhetit është 1.7 milionë euro, rritje në investime kapitale me 371 mijë euro dhe 113 mijë euro në ndërtimin e objektit…”
Ai tha se për Policinë e Kosovës në buxhetin e vitit 2024 është rritja më e madhe ndonjëherë.
“Për Policinë e Kosovës, në vitin 2023 në buxhet kanë qenë të parapara 12 milionë e 667 mijë kurse në vitin 2024 parashihen 21 milionë e 707 mijë euro. Kjo është rritja më e madhe ndonjëherë.”
Duke i replikuar deputetit Anton Quni, Sveçal tha se kanë blerë më shumë autoblinda sesa që kanë gjetur.
“Kodi buxhetor vazhdon. Deklarimi se nuk janë shpenzu paratë e vitit të kaluar nuk qëndron. Unë mund t’iu them se në autoblinda, ne kemi bërë blerje të numrit të autoblindave më shumë se në të gjitha vitet e mëhershme. Kemi blerë më shumë autoblinda sesa kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës”, tha ai. /Telenews.al/