Telenews

Sveçla del me detajet e fundit në veri: Arrestuam udhëheqësin e formacionit kriminal Milun Milenkovic, tre policë të lënduar

Ministri i punëve të brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar policët e Kosovës, ku një nga ta është lënduar lehtë.

Postimi i tij i plotë:

Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë.

Republika nuk do të zmbrapset.

Të ngajshme

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Valjeta Turkaj

Vdes në QKUK viktima e aksidentit mes trenit dhe makinës së punës në Klinë

Valjeta Turkaj

“Uzurpim me forcë i zyrës” – reagon Fatos Qerimi, kërkon hetim urgjent nga Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj