Telenews

Sveçla demantohet nga ndërkombëtarët, Çitaku: Me këtë qasje aventureske po rrezikohet Kosova

Nënkryetarja e  Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora  Çitaku ka reaguar pas demanteve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania,  të deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kishte koordinim me ndërkombëtarët për shpalljen e grupeve “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veirut” si organizata terroriste.

Çitaku përmes një postimi në Facebook pyeti se “Nëse për çështje kaq të ndjeshme të sigurisë qeveria nuk koordinohet me SHBA, U.K dhe Gjermaninë, e megjithatë deklarohet se ka pasur koordinim me ndërkombëtarët, pyetja është me kë janë bashkërenduar?!!! Me cilët ndërkombëtarë?”, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

Ajo u shpreh se me Qeverinë Kurti çdo ditë e më shumë po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Me këtë qasje avantureske nuk po rrezikohet vetëm veriu i vendit, por tërë Kosova dhe gjithçka që është arritur me shumë mund dhe sakrificë”, shkroi ajo.

Gjatë ditës së djeshme, grupet “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka pasur koordinim me aleatët për këtë vendim.

Kjo deklaratë e ministrit Sveçla u demantua nga SHBA-ja, Gjermania por edhe Mbretëria e Bashkuar.

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë drejt Sarës

Erzana Fazliu