Telenews

Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në Mitrovicë të Jugut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, dhe nënkryetarin Enis Osmani, bënë sot homazhe pranë pllakës përkujtimore në nderim të tre fëmijëve nga fshati Çabër, të njohur si “3 Lulet e Çabrës”: Egzon Deliu (13 vjeç), Avni Veseli (12 vjeç) dhe Florent Veseli (9 vjeç).

Sipas njoftimit të komunës, gjatë këtij përvjetori u rikujtua dhimbja e madhe e humbjes tragjike, një ngjarje që tronditi vendin dhe mbetet plagë e hapur për shoqërinë. Kryetari Peci theksoi se fëmijët u ndaluan në gjysmë të lojës së tyre nga një grup i armatosur serbësh dhe u ndoqën deri në lumin Ibër, ku nga frika vetëm një prej tyre, Fitim Veseli, mbijetoi.

Të ngajshme

Komisioni Evropian heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Valjeta Turkaj

“E kapur nga VV” – PSD me aksion tek Prokuroria e Shtetit

Valjeta Turkaj

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor elektrik

Valjeta Turkaj