Telenews

Sveçla në 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Në këtë ngjarje historike u vendosën themelet e bashkimit tonë

Në 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar ngjarjen e rëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve.

“146 vite më parë u organizua një nga ngjarjet më të rëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve, Lidhja e Prizrenit. Në këtë ngjarje historike të organizimit të veprimtarëve tanë, si vijimësi e rilindjes sonë kombëtare, u vendosën themelet e bashkimit tonë. Pra, në historinë tonë ky organizim përfaqësues i shqiptarëve nga të gjjtha trevat, u kthye në gurthemel të përpjekjeve tona për çlirim e bashkim,” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai e ka konsideruar këtë organizim si themel të bashkimit tonë.

“Edhe këtë vit, në 146-vjetorin e organizimit të Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë dhe nderojmë veprimtarët tanë, guximi, organizimi, qëndrimet dhe kthjelltësia e mendimeve të së cilëve vazhdojnë të na udhëzojnë çdo ditë dhe për të ardhmen tonë. 10 qershor 1878 ,10 qershor 2024, Lidhja është gjallë”.

source

Të ngajshme

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj

Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh

KushtrimGuraj