Telenews

Sveçla në Itali, takohet me komandantin e përgjithshëm të Karabinierëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, është pritur edhe nga komandanti i përgjithshëm i Karabinierëve, gjeneral Teo Luzi.

Sipas njoftimit të MPB-së, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.

Gjeneral Luzi ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët.

“Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë. Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale,” shkruhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Kadrijaj: I dëshirojmë kthim të susksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti

Erzana Fazliu

Krasniqi: VV të propozojë për kryeparlamentar dikë që s’ka qenë ministër

Erzana Fazliu

Haradinaj: Se çka do ndodhë në seancë, varet nga Kurt mashtrues

Erzana Fazliu