Telenews

Sveçla njofton se është arrestuar personi i cili kërcënoi nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar personi i cili ka kërcënuar ditë më parë nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit.

Sveçla ka shkruar se krimi dhe kërcënimet nuk kalojnë.

“Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ministri.

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, kishte raportuar në Polici se është kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetemi.

Të ngajshme

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

KushtrimGuraj

E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Donat Hashani