Telenews

Sveçla për gjendjen në veri: Disa sulme në më pak se 10 orë, mungesa e reagimit po u jep krahë bandave kriminale

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për disa sulme që ndodhën të premtën gjatë ditës në veri të Kosovës, të cilat tha se s’po dënohen nga ndërkombëtarët.

Paraburgimin prej 30 ditësh ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës, Sveçla e ka quajtur “të paprecedentë dhe të papranueshme”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tha se mungesa e reagimit po u jep krahë bandave kriminale të financuara nga Serbia, për të shkaktuar edhe më tej tension në veri të Kosovës.

“Të gjitha këto në më pak se 10 orë, të gjitha këto nga persona të njejtë që pranojnë urdhëra të tillë kriminal nga persona të njohur për autoritetet tona e për publikun. Mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cënojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhërat i marin nga Beogradi”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Tutje, tha se pavarësisht presionit, Policia e Kosovës nuk do të ndalet.

“Përkundër të gjitha sulmeve, Policia jonë nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo cep të Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët pa dallim e kundër të gjitha bandave e kriminelëve pa dallim”. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Të ngajshme

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Valjeta Turkaj

Vdes në QKUK viktima e aksidentit mes trenit dhe makinës së punës në Klinë

Valjeta Turkaj

“Uzurpim me forcë i zyrës” – reagon Fatos Qerimi, kërkon hetim urgjent nga Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj