Telenews

Sveçla përgëzon policinë për aksionin “TOTO”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka përgëzuar Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës për aksionin e mbrëmshëm në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, i zhvilluar në disa komuna të Kosovës.

Sipas tij, lufta ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër do të vazhdojë, pandalshëm, pa asnjë kompromis, dhe të gjithë do të trajtohen të barabartë para ligjit pavarësisht funksionit që bartin, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mund dhe nuk do të lejojmë asesi të keqpërdoret misioni për t’u shërbyer qytetarëve. Siç edhe jemi zotuar, po punojmë në vazhdimësi për ngritje të efikasitetit por edhe të integritetit brenda secilit institucion andaj aksioni i mbrëmshëm e dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë për të jetësuar këtë. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet. Mbi këtë parim do të vazhdojmë të luftojmë secilën dukuri apo individ që minon sundimin e ligjit apo që cenon jetën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike”.

“Shfrytëzoj rastin që të ftoj dhe inkurajoj qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë në mënyrë që të sigurohemi që ligji sundon në çdo fushë dhe në secilin cep të Republikës së Kosovës”.

 

Të ngajshme

Osmani: Gratë e Kosovës ishin bosht i rëndësishëm në të gjitha etapat e historisë sonë

KushtrimGuraj

Bardhyl Mahmuti e mbyll dëshminë në Speciale, e quan sprovë të rëndë për të cilën s’do të flas më

KushtrimGuraj

Mahmuti thotë se UÇK-ja nuk ka vrarë civilë, mohon se është autor i Komunikatës së 59-të të UÇK-së

KushtrimGuraj