Telenews

Syla militantëve të LDK’së: “Ende keni brenda Vjosa Osmana e Shpejtim Bulliqa”

syla-militanteve-te-ldk’se:-“ende-keni-brenda-vjosa-osmana-e-shpejtim-bulliqa”

Gazetari Valon Syla u është drejtuar militantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas letrës që kreu i VV’së, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti i dërgoi kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i kërkoi koalicion.

Syla ka thënë se beson se militantët e kësaj partie “e kuptojnë sa keq Albin Kurti po i keqpërdor ata”.

Tutje, Syla ka thënë se ende kanë brenda “Vjosa Osmana e Bulliqa”.

“Besoj tash e tutje, militantët e LDK’së që shajnë me fjalorë të gërrnaçave e kuptojnë sa keq Albin Kurti po i keqpërdor ata… Dy herë në ditë letra arrogance për ndarje të sërishme të LDK’së, për të ja siguruar pushtetin atij edhe 1 vjet. Mos harroni se ende keni brenda Vjosa Osmana e Bulliqa”, ka shkruar Syla.

The post Syla militantëve të LDK’së: “Ende keni brenda Vjosa Osmana e Shpejtim Bulliqa” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Muhaxheri thotë se nesër mbledhet LDK-ja dhe del me vendim për letrën e Kurtit ku kërkon koalicion

KushtrimGuraj

“Kurth i VV-së ndaj LDK-së, letra e Kurtit”, Gashi: Dashakeqëse, s’është ftesë për koalicion

KushtrimGuraj

Tahiri për formimin e qeverisë: Topi te partia e parë – nëse s’arrijnë, do të provojmë ne si PDK

KushtrimGuraj